Ora News – Alizoti: Nëse Basha nuk largohet PD më keq. Harxhi: Rama po luan me fatet e PD

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në studion e ?Tonight Ilva Tare? në Ora News thotë se nëse Basha nuk largohet, PD do të shkojë më keq.
Ndërsa Edith Harxhi u shpreh se kryeministri Rama po luan me fatet e Partisë Demokratike.
Pjesë nga deklaratat:
Alizoti: Gjithë problemi është vjedhja e votës dhe ne protestuam në çadër për tre muaj. Ne dolëm të mbronim këtë tezë sepse e besonim. Në një moment u zhvilluan një takim për një orë dhe ne hymë në zgjedhje. Nëse takimi u bë në këtë format. Politika është sport i rëndë. Nëse hyn në zgjedhje, mbaj kostot. Nuk ka pse shpallet Alizoti tradhtar. Partitë politike duke u demokratizuar shpëtojnë Shqipërinë.
Tare: Çfarë do ndodhë nëse Basha nuk e jepet dorëheqjen dhe zgjidhet më 22 korrik?
Alizoti: Basha edhe mund të qëndrojë. Unë e kam në dy lista emra. Unë mendoj se nëse kryetar ka humbje të madhe le të iki. Kjo është bindja ime. Mendoj se Partia Demokratike do të shkojë më keq. Republika e re do të vazhdojë.
Harxhi: Rëndësi ka që të thërriten forumet e Partisë. Kryesinë duhet ta thërrasë kryetari. Kryetari është i ngrirë. Ky nuk është term statusor. Juristët duhet ta sqarojnë se kush mund ta thërrasë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet me 25% të votave. Nuk e zgjidh kjo problemin. Në këtë momente, PD nuk mund të zhvillojë garë pa bërë analizë të thellë dhe pa mbledhur forumet. Kryetari është i zgjedhur me një anëtar një votë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alizoti-nese-basha-nuk-largohet-pd-me-keq-harxhi-rama-po-luan-me-fatet-e-pd/

Recommended