Ku po shkon Britania e madhe? DW: Në fund BE do të pranojë shtyrjen - Top Channel Albania

  • 5 years ago
17 ditë përpara datës së largimit, Britania gjendet mbi shkëmbin "Brexit" gati për t'u rrëzuar në një humnerë të panjohur ekonomike dhe politike. Si pala pro, ashtu edhe ajo kundër Brexit-it, e refuzuan sërish marrëveshjen e rishikuar, edhe pse me argumente të ndryshme. Votuesit, partitë, parlamenti, qeveria: të gjithë janë të ndarë. Vendi është në krizë. Në një analizë të Deutsche Welle thuhet se ndër pasojat e shokut të shkaktuar nga Brexit-i, nuk përjashtohet edhe shpërbërja e Mbretërisë së Bashkuar që përbëhet nga Skocia, Uellsi, Anglia dhe Irlanda e Veriut.

Recommended