Ora News – LSI kërkon kontroll mendor për Edi Ramën, e padit në Prokurori

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në Prokurori Kryeministrin Edi Rama, pasi sipas saj ai shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS.
Në kërkes padinë e LSI thuhet se këto thirrje drejtuar policisë së shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Në lidhje me këto deklarata, LSI ka kërkuar kontrollin mjekësor të kryeministrit pasi sipas tyre nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore.
Padia e LSI: Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin të detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet.Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore. Shkeljet që nga Kushtetuta dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, si pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 Maj 2017. Nëpërmjet këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor.
Thirrjet e Ramës thuhet në njoftimin e LSI tregojnë se kryeministri Rama ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale dhe për këtë nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-padit-kryeministrin-rama-ne-prokurori/

Recommended