Report Tv-Aqif Rakipi kërkon rikthimin në politikë, padit KQZ-në për ndërprerjen e mandatit

  • 6 years ago
sh-deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi nuk e ka përtypur ende faktin që Komisionin Qendor i Zgjedhjeve ia ndërpreu mandatin në fillim të këtij viti për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Në një kohë që partitë por dhe kandidatët pretendentë për kryebashkiakë kanë nisur fushatën për zgjedhjet lokale, Rakipi duket se po kërkon rikthimin në politikë dhe aktivizimin në fushatë.

Report TV ka zbuluar se ish-deputeti i PDIU-së ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Gjykatën Administrative për ndërprerjen e mandatit.
Padia e ish-deputetit është regjistruar si çështje në datën 7 shtator.

Recommended