Mitingu në Tiranë - Shpërthimi i Metës: Rilindja shfarosi vlerat, Basha lider pa karakter

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shpërtheu në akuza kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në mitinguin masiv në sheshin ?Nënë Tereza?, Meta tha se Rilindja është sëmundje që ka shfarosur të gjitha vlerat në Shqipëri, ndërsa për Bashën tha se demokratët janë mësuar me lider me karakter dhe jo vetëm me stomak. Në politikë Ilir Meta, vlerësoi vetëm figurën e Sali Berishës.
Kur kemi mbërritur në javën e fundit të fushatës elektorale, tonet e liderve politikë janë gjithnjë e më të larta.
Në mitingun e Tiranës, ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta, ka akuzuar Ramën se ka promovuar njerëz me rekorde kriminale. Rilindja, tha ai, është sëmundja që ka shfarosur të gjitha vlerat në Shqipëri.
Meta: Ne nuk promovojmë deputet me rekorde kriminale, kryetar bashkisë me rekorde kriminale, ata i promovoi Rilindja, ne promovojmë të rinjtë dhe të rejat, fëmijët e talentuar, atdhetar të familjeve të thjeshta të Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë.LSI do të jetë forcë e parë, sepse ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonen në gjithë botën përsa i takon fenomenit dhe të braktisjes së vendit.Mirë në Sierra Leone ka patur luftë civile, mirë në Siera Leone ka një sëmundje shfarosëse që quhet Ebola, po këtu çfarë ka?E kemi dhe ne një sëmundje të tmerrshme shfarosëse të vlerave më të mira kombëtare, njerëzore, shoqërore dhe demokratike: Ebola jonë quhet Rilindje!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthimi-i-metes-rilindja-shfarosi-vlerat-basha-lider-pa-karakter/

Recommended