Report TV -Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e Metës: Në shesh si qytetar

  • 4 years ago
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e nesërm të 2 marsit thirrur nga presidenti Ilir Meta. Basha bën me dije se në atë tubim nuk do të marrë pjesë si lider i opozitës, por si një qytetar në mbrojtje të Kushtetutës.

"Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit", shkruan Basha.