Report TV - Fier, punëtorët e rafinerisë protestë në kullën 30 m: Duam pagat tona

  • 7 years ago
Rreth 40 punëtorë te rafinerisë së naftës në Fier kanë dalë në protestë sërish, por këtë radhë kanë hipur në kolonat kryesore të uzinës.

Punëtorët kërkojnë që uzina të nisë punën dhe t?iu paguhen sigurimet shoqërore.

Kërkesat e punëtorëve të rafinerisë ka bërë që të hipin në kolonat në një lartësi 33 metra.

Mes protestuesve mësohet se ka edhe gra që protestojnë. Punëtorët shprehen se nuk do zbresin pa u zgjidhur problemi.

Nuk është hera e parë që protestohet nga punëtorët e rafinerisë, ku më herë edhe është kërcënuar me hedhje nga kulla për shkak të mos plotësimit të kërkesave.

Recommended