Ora News - Protesta në Shkodër e Fier, tregtarët kërkojnë hapjen e punës dhe pagat e luftës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan para Bashkisë për mbylljen e tregut në kuadër të masave kundër koronavirusit. Ata kërkuan krijimin e një hapësire të re ku ata mund të tregtojnë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që mund të çojnë ushqim në shtëpi. Ndërkohë në Fier, pati protestë për pagën e luftës.

Tregtarët e tregut ambulant në Zdrale të Shkodrës kanë zhvilluar një protestë përpara Bashkisë.

Tregu u mbyll rreth 3 javë më parë për shkak se nuk plotësonte kushtet në parandalimin e koronavirusit, dhe tregtarët thonë se mbeten në rrugë të madhe.

"Jemi një muaj pa punë, nuk kemi marrë asgjë. Jemi dëmtuar shumë, përgjigje nuk na ka ardhur".

Një përfaqësi e tyre u takua me kryebashkiaken, Voltana Ademi, e cila u la afat 10 ditë për zgjidhjen e problematikës.

Por për tregtarët zgjidhja është e thjeshtë, duan një vend ku të tregojnë pasi siç thonë është i vetmi aktivitet që u çon bukë në shtëpi.

"Të na caktojnë një vend ku të shesim dhe ne paguajmë një lloj page të arsyeshme. Tregu kush e di kur bëhet."

Ata u shprehën se u hoqën nga tregu pa u lajmëruar më parë dhe nëse kjo gjendje do të vazhdonte situata do të rëndohet edhe më tepër për ta, pasi janë të pasiguruar dhe nuk përfitojnë nga paga e luftës.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shkoder-tregtaret-e-zdrales-serish-ne-proteste-zhvillojne-takim-me-kryebashkiaken-ademi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended