E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 3! (12 mars 2017)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Ndreca ka një gjyshe shumë ?tip?. Asaj i pëlqen të bëjë ligjin në shtëpi, të harxhojë gjithë ujin e dushit për t?u larë çdo mëngjes, të pijë të paktën një gotë raki dhe ka debulese te vedante per nje Vip shqiptar. Për kë bëhet fjalë dhe çfarë surprize do i bëjmë sot gjyshes së Ndrecës? Pas surprizës së ?emërimit? si President të politikanit të saj të zemrës, nënë Bardha nuk e di që nipi që ndodhet prapa murit do t?i drejtojë një kërkesë të vështirë. Ai do të ndërrojë emrin Ndrec që e ka trashëgimi nga gjyshi me një emër tjetër Edi. Si do e presë nënë Bardha këtë lajm? Supergjyshe!

Kronikë më e zgjeruar:

Ndreca ka një gjyshe shumë gazmore dhe e veçantë. Ai erdhi në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea për t?i bërë një surprizë gjyshes së tij të dashur. Gjyshe Bardhe është 87 vjeçe dhe është në një formë të shkëlqyer fizike, ku çdo ditë mund të eci mbi 5 km. Asaj i pëlqen të bëjë ligjin në shtëpi, të harxhojë gjithë ujin e dushit për t?u larë çdo mëngjes, të pijë të paktën një gotë raki dhe ka debulesë të veçantë për një personazh të njohur shqiptar.

Ndreca: Ajo thotë që nuk shikoj nga sytë, por gjithë ditën rri duke qepur dhe perin në gjilpërë e vendos vetë. Nuk e di se çfarë do të shikoj më shumë.?

Ndreca rrëfën më tej se edhe ogranet e tjera si përshëmbull veshët i ka në rregull edhe pse shpeshherë gjyshe Bardhe thotë se nuk dëgjon.

Ndreca: Ajo është meraklie në kulm. Filxhanin e kafesë së saj nuk mund ta përdorë askush tjetër. Luga, piruni, thika, pjata janë të gjitha më vete ato që ajo përdor. Askush nuk i prek ato, sidomos gota e rakisë. Ajo thotë nuk pi, por dy gota në ditë i pi.

Gjyshe Bardhe i pëlqen shumë emisioni ?E Diela Shqiptare? dhe në këtë ditë ajo nuk lë askënd të lëvizië televizorin në kanalet e tjera.

Ndreca: Ajo të do shumë ty dhe thotë pse më del veç të dielën ky Arditi. Por më shumë se ty, do një person tjetër. Ajo ka një dashuri të madhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo mendon që ai është personi më i mirë në botë, më i duhuri, më i drejti dhe po t?ia ofendosh me të prishesh.

Stafi i ?E diela Shqiptare? sëbashku me Ndrecën i përgatitën gjyshe Bardhes një lojë sikur ish-kryeministri Sali Berisha do të bëhej president dhe Ndreca do të ndërrojë emrin me një emër tjetër duke e vendosur Edi. Nënë Bardhe erdhi në studio dhe sigurisht që me vete kishte marrë edhe gotën e rakisë dhe nuk pranoi që të pinte nga gota, që i seriviri Ardit Gjebrea. Gjatë bisedës në studio u bë edhe ?ndërprerja urgjente? e emisionit, për të ndjekur dy lajme të fundit të mbërritura në Televizionin Klan nga Drini Zeqo. Një ndër këto ?lajme? ishte se Bujar Nishani ka dhënë dorëheqjen si President dhe vëndin e tij do ta marrë Sali Berisha.

Ardit Gjebrea: I dëgjove lajmet? Berisha na u bë president.

Gjyshe Bardhe: Po, ishalla! Zoti e ruajtë! Jam shumë e lumtur se është shumë i mirë.

Ardit Gjebrea...

Recommended