Report TV - Senatori italian: Lulzim Basha Skënderbeu i Shqipërisë

  • 7 years ago
Në mbështetje të protestës së opozitës në tendën përpara Kryeministrisë është shfaqur edhe senatori Italian Mario Mauro.

Ai nuk i përmbajti emocionet në përfundim të fjalimit kur tha se Shqipëria ka një Skënderbe, i cili quhet Lulzim Basha.

"Në këtë shesh jemi për lirinë. Për këtë arsye jemi poshtë kësaj tende. Kjo tendë është zëri i popullit shqiptar. Dhe është ky popull që do ta çojë Shqipërinë në fitore. Dhe sot Shqipëria e ka Skënderbeun e tij. Dhe ai quhet Lulzim Basha", u shpreh Mauro.

Senatori italian tha se nuk është opozita ajo që po bojkoton demokracinë por është qeveria shqiptare, ai siguroi se demokratët në Shqipëri nuk janë vetëm në betejën e tyre për zgjedhe të lira e të ndershme.

"Kam lexuar në shumë gazeta evropiane se qeveria shqiptare, po akuzon opozitën që po bojkoton Parlamentin.

Recommended