Report TV - Senatori italian: Italia do forcojë mbështetjen ndaj Shqipërisë

  • 7 years ago
Marrëdhënie të qëndrueshme mes parlamenteve të Senantit Italian dhe Kuvendit të Shqipërisë lidhur me politikat evropiane, për të shkëmbyer përvojat e rrugëtimit të Shqipërisë dhe Ballaknit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, ka qenë qëllimi i vizitës së Senatorit italian, i cili është kryetar i Komisionit për Politika Europiane, Vanino Kiti, në Shqipëri.

Në intervistën ekskluzive për Report Tv, përballë gazetarit Artur Nura, Kiti shpjegoi dhe cilësinë e marrëdhënieve Shqipëri-Itali.

?Di që ka shoqata, komisionet e miqësisë parlamentare që janë komisione të rëndësishme kanë një rol shkëmbimi dhe janë multisektoariale. Ky është një bashkëpunim thelbësor, por nuk është i mjaftueshëm?, u shpreh ai.

Marrëdhëniet Itali- Shqipëri, nga ana e senatorit Kiti, janë cilësuar si shumë të pasura njerëzore dhe kulturore, ku vetë italianët në Shqipëri dhe shqiptarët në Itali janë ura e forcimit të marrëdhënieve.

Recommended