Ora News – Tahiri: Ata që janë në çadër mbrojnë gjyqtarët e korruptuar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë një takimi që pati me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në 18 qershor, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri tha se mazhoranca e sotme është në krah të qytetarëve që kanë vuajtur nga padrejtësitë e gjykatave.
Duke folur për rëndësinë e reformës në drejtësi, Tahiri shënjestroi opozitën që sipas tij është radhitur në anën e gjyqtarëve që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Tahiri: Përballë këtij populli që vuan në dyert e gjykatave për të marrë të drejtën e pronën, dhe gjyqtarit të korruptuar që nga hallet e popullit pasurohet ? ne zgjedhim popullin. Ata në çadra të zgjedhin gjyqtarin e korruptuar. Përballë nënave, baballarëve, vëllezërve, motrave që kanë humbur një familjar apo njeri të shtrenjtë të tyre nga një ngjarje kriminale dhe kriminelin e shohin prapë në rrugë sepse e ka liruar një gjyqtar i korruptuar ? ne zgjedhim popullin. Nuk zgjedhim gjyqtarin e korruptuar përballë popullit që vuan për drejtësi.
Tahiri u tha të rinjve që të bëhen bashkë, në mënyrë që në 18 qershor mes Shqipërisë së marrë peng dhe asaj ku do të ndërtohet e ardhmja, të zgjedhin këtë të dytën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-ata-qe-jane-ne-cader-mbrojne-gjyqtaret-e-korruptuar/

Recommended