Ora News - Amnistia, përfitojnë edhe ata që janë dënuar deri në 31 dhjetor
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Komisioni i Ligjeve ka pranuar propozimin për të shtrirë afatin e përfituesve nga amnistia deri në 31 dhjetor. Në bazë të këtij ndryshimi do të përfitojnë edhe ata që janë dënuar deri në fund të 2019. Ndërkohë që në komision u rrëzua propozimi për të amnistuar dhe ata që janë në ndjekje penale apo gjykim.

Nisma për amnistinë e të dënuarve që kanë kryer vepra penale ka marrë dritën jeshile edhe në Komisionin e Ligjeve.

Me shumicë votash pro dhe abstenimin e deputetit Alket Hyseni, komisioni ka votuar projektligjin e paraqitur nga qeveria, por duke marrë në konsideratë edhe një propozim të bërë nga Komisioni i Sigurisë për shtyrjen nga 30 shtatori në 31 janar afatin mbi të cilin shtrin efektet kjo amnisti. Në këtë mënyrë do kenë mundësi të përfitojnë amnisti edhe ata persona që janë dënuar me vendim të formës së prerë brenda këtyre 3 muajve, pavarësisht kundërshtimit të ministres Gjonaj.

Etilda Gjonaj: Kjo amnisti do të përfshijë ata që janë dënuar me vendim të formës së prerë si gratë, burrat apo të miturit të kishte një datë në momentin që filloi të diskutohej edhe me institucionet përgjegjëse. Pra për të mos e lënë shtegun të hapur dhe për të mos patur data të ndryshme. Qeveria kur e miratoi pranoi të njëjtën logjikë në pjesën e argumentimit sa i përket vendosjes së një afati. Sepse nëse do të ishte kështu do të ishte edhe qeveria që do kërkonte një ndryshim afati.

Gjatë diskutimit në komision pati edhe debate, pasi deputetët pretenduan se përfitues kryesor janë burrat dhe jo gratë.

Bashkim Fino: Të dhënat që dha ministrja këtu më bëjnë pak skeptik, në sension që ky nuk është një projektligj i sjellë për gratë dhe të miturit, sepse përfitimi që ata kanë nga ky pr/ligj është shumë i vogël në raport me numrin tjetër të të dënuarve që lirohen.

Nga amnistia do të përfitojnë 54 gra dhe 6 të mitur, si dhe të gjithë të dënuarit burra që u ka mbetur dhe dy vite dënim, si dhe të gjitha të dënuarit e tjerë që janë mbi 60 vjeç.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/amnistia-perfitojne-edhe-ata-qe-jane-denuar-deri-ne-31-dhjetor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended