Report TV - Vrasja e Elton Çiços, Gjykata lë në burg Renato Milloshin

  • 7 years ago
TIRANË-U fsheh për 10 muaj policisë së shtetit, refuzon të tregojë ku ka qëndruar dhe cilët ishin personat që ai mbante kontaktet.

Personi që shihni në pamje i veshur sportive dhe firmato është Renato Milloshi i cili është akuzuar nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajties pa leje.

Para togave të zeza Milloshi mohoi të ketë marrë pjesë në vrasje, ndërsa në pak shpjegime në seancën që zgjati 5 minuta ai ka deklaruar se ishte shok me Jani Aliajn dhe ditën e vrasjes së Ciços e ka shoqëruar me makinë pa e ditur se çfarë krimi do të kryente.

I pyetur për të shkuarën e tij penale në gjykatë, Milloshi u shpreh se ka qenë i dënuar më parë.

Prej majit 2016 Renato Milloshi dhe Jani Aliaj u shpallën në kërkim nga policia e Tiranës pasi sipas hetimeve rezultoi se ata ishin përfshirë në vrasjen e Elton Ciços për shkak të konflikteve me drogën dhe hasmërinë midis grupeve kriminale.

Recommended