Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Report TV - Gjykata e Elbasanit lë në burg Florenc Çapjan

Report TV
Report TV
6 months ago|0 view
Gjykata e Elbasanit la në burg Florenc Çapjen, 38-vjeçarin nga Elbasani të arrestuar tre ditë më parë në mega-operacionin "Krasta" që çoi në pranga 10 persona. Çapja akuzohet për tentativën e vrasjes së ish-shefit të policisë rrugore, Fadil Mema, 13 vite më parë, janar 2006. Ndërsa hetimet vijojnë për të mësuar nëse ai ka dorë në vrasjen e Memës në vitin 2015 në Itali.

Gjithashtu, sot, gjyqtarja Miranda Çekrezi dha në mungesë masën e sigurisë "arrest me burg" për dy personat e akuzuar si autorë të vrasjes në vitin 2012, të Gentian Beqirit dhe babait të tij.

Ervis Bardhi 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan dhe Etien Çani. 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, vijojnë të jenë në kërkim policor, ndërsa përfshirja e tyre si autorë të vrasjes së dyfishtë u zbulua nga hetimet 1 -vjeçare.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura. Avokat i Florenc Çapajt është Neshat Thana, ndërsa prokuror Ritvan Suka.

Nga përgjimet e kryera që zbardhën disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit, u zbulua edhe një skemë korrupsioni në Autoritetin e Medias Audiovizive në Tiranë.

Browse more videos