Report TV - Protesta, kryedemokrati i Lezhës: S'ikim nga sheshi pa fituar betejën

  • 7 years ago
Kreu i PD-së, dega Lezhë Paulin Marku i ftuar në studion e 'Report Tv' deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga sheshi pa u plotësuar kërkesat për qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Opozita nuk tërhiqet nga kauza për qeveri teknike që do të siguronte zgjedhje të lira. Qëndresa jonë në çadrën para Kryeministrisë do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës.

Opozita është e mobilizuar në të gjithë vendin" u shpreh ai. Gjithashtu, Marku akuzoi edhe segmente të caktuara në policinë e Lezhës si të lidhura me krimin dhe që mbrohen nga drejtuesit.

Recommended