Ora News - U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, Godina e Gjykatës së Lezhës do të rikonstruktohet

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Godina e Gjykatës së Lezhës e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të do të rikonstruktohet.

Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet, pas vlerësimit të thelluar që i është bërë objektit.

Kryetarja e Gjykatës Ornela Naqellari bën të ditur se është përcaktuar shkalla e dëmtimit dhe vlera e riparimit, ndërsa fondet për të kryer këtë ndërhyrje janë siguruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sipas saj brenda pak ditësh do të nisë procedura e prokurimit, për ti hapur menjëherë rrugë nisjes së punimeve për riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.

Mungesa e godinës fillimisht ka ndikuar në veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veçanërisht ne gjykimin e heshtjeve civile.

Gjithsesi prej datës 08 janar të gjitha gjyqet penale dhe çështjet civile për zgjidhje martese dhe vjetërsi nw punw për efekt pensioni, zhvillohen në ambientet e vëna në dispozicion nga Prokuroria.

Edhe pse në ambiente të kufizuara dhe kushte aspak të përshtatshme është krijuar infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe që prej datës 29-maj kur hyri ne fuqi akti normativ, ka rinisur veprimtaria gjyqësore për të gjitha çështjet, përfshire edhe çështjet civile që ishin pezulluar për shkak të dëmtimit të godinës së gjykatës nga tërmeti.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/u-demtua-nga-termeti-i-26-nentorit-godina-e-gjykates-se-lezhes-do-te-rikonstruktohet

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended