Ora News – Blerjet e shumta të Xhyliut zbuluan grabitësit e miliona eurove në Rinas

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën se si ka ndodhur grabitja e 3 dhjetorit 2015 në aksin Tiranë-Rinas, ku u vodhën rreth 3.8 milionë euro si dhe rolin e secilit prej 4 personave të arrestuar.
Sipas prokurorisë, shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë private që transportonte paratë ka qenë në punë pranë kësaj kompanie, në kohën e vjedhjes me armë më 3 dhjetor 2015.
Ditën e ngjarjes, sipas prokurorisë, ai nuk ka qenë në punë. Sipas dosjes hetimore, ky person nëpërmjet të arrestuarit tjetër Ditjon Memlika, është njohur me shtetasin Neim Avdulaj, i cili ka kërkuar bashkëpunim për vjedhjen e parave që do të transportoheshin për në Rinas nga kompania private e sigurisë.
Shpenzimet e luksit të Fatjon Xhyliut ? Prokuroria bën me dije se pas hetimeve disa mujore, në vjeshtën e vitit 2016, një informacion në rrugë operative bënte me dije se shtetasit Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë private, kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, prej të cilave nuk kishte mundësi reale për t?i pasur ato.
?Këto para ishin shpenzuar kryesisht për blerje makine, rregullim shtëpie, blerje dyqani, etj?, thotë Prokuroria.
Pas kësaj, Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikime e nevojshme për të vërtetuar informacionet e ardhura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-si-u-realizua-grabitja-e-mbi-3-mln-eurove-ne-rinas/

Recommended