RTV Ora - Grabitet blindi me rreth 2 mln euro në Rinas, policia përplaset me grabitësit, vret njërin
  • 5 years ago
#rtvora
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të pasdite së sotme. Një autoblind që transportonte paratë e disa bankave të nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar ?Nënë Tereza?, në Rinas.

Grabitja është kryer nga disa persona ende të paidentifikuar, të armatosur dhe me maska.

Policia thotë se autorët "kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse dhe kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar".

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.

Policia konfirmon se gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rinas-grabitet-nje-makine-e-transportit-te-volerave-monetare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended