Ora News – Konfliktet e pronësisë, Enkelejda kërcënon: Do të vetëdigjem me benzinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konfliktet e pronësisë janë një ndër çështjet me mprehta dhe të pazgjidhshme në vendin tonë. Në vitin 2016, 240 padi pronësie janë përfunduar nga gjykata e Tiranës.
Padi pronësie të mbartura nga viti 2016 dhe që vijojnë në 2017 janë 271 raste.
Konflikti në Unazën e re vijon të jetë i ndezur dhe ende pa një zgjidhje. Enkelejda Ahmetaj që një ditë më parë kërcënoi me hedhje nga pallati, vazhdon të flasë për vetëflijim.
Ahmetaj: Nuk e dua më jetën. Kam marrë fund. Do marr bidonin me benzinë dhe këtu dhe veten do ta djeg. Kam edhe dy fëmijë të sëmurë në shtëpi. Nuk pyes më fare për asnjë.
Familja Ahmetaj pretendon se ka një hapësirë prej mbi 3000 m2, sipas kontratës noteriale tokën e ka lënë në dispozicion të një firme ndërtimi, me qëllim që të përfitonte ndërtimi i objektit 37% të sipërfaqes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konfliktet-e-pronesise-enkelejda-kercenon-do-te-vetedigjem-me-benzine/

Recommended