Ora News - Këto ditë prezantohet reforma e titujve të pronësisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në takimin e përjavshëm me qytetarë të cilët kanë gjetur zgjidhje për hallin e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se megjithë shkëputjen e mësuesve nga partitë politike, ka ende disa drejtorë të cilët duhen larguar nga detyra

Edi Rama: "Ende nuk e kemi shkëputur drejtimin e shkollës nga kthetrat e politikës. Një pjesë duhet të largohen një orë e më parë nga drejtimi i shkollave"

Duke qenë se ankesat më të shumta vijnë nga hipotekat, Rama ljmëroi se në ditët që vijnë ministrja e Drejtësisë do të prezantojë reformën e re të bashkimit të institucioneve që lidhen me titujt e pronësisë

Edi Rama: "Këto ditë ministrja e Drejtësisë do të hapë konsultimin publik për projektin e një reforme rrënjësore e cila do të bashkojë AULIZNI-n dhe hipotekën në një institucion të vetëm."

Në pritje të dhënies së rezultateve nga reformat, Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të shkruajnë në platformë pasi merr shumë pak kohë dhe shumë prej problemet e tyre mund të marrin zgjidhje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/keto-dite-prezantohet-reforma-e-titujve-te-pronesise

Recommended