RTV Ora - Rama në Kuvend: Duan të bëjnë 2 prill tjetër, Meta po i hedh benzinë zjarrit

  • 5 years ago
#rtvora

Përplasjet në KZAZ-të dhe skandali i përgjimeve e kanë trazuar Kryeministrin Edi Rama, por jo sa për ta zbrampsur nga 30 Qershorit.

Edi Rama: Marrja peng e 30 qershorit është orvatje për ti mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pahetuara por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara në PD që i lajmëron para se të dalin në Gjermani, gjetja e vendit dhe kalendari i përgjimeve i përputhur me protestat flasin vetë për këdo që dëshiron të shikojë dhe mendojë .

Është revolucion imagjinar me punonjës bashkie e të rinj rrugëhumbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin sepse prodhon të gjitha pamjet e shëmtuara, krejtësisht të papërputhshme me imazhin e një vendi që është gati të hapë negociatat në sytë e atyre që na shohin nga jashtë. Nga ana tjetër synon të mbjellë frikën tek njerëzit brenda sikur çfarë çdo të ndodhë .

Sot ne kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër. Për herë që nga 1991, qysh se ne kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar i antimitingashësve. Enveristët fanatikë të 1991 që përpiqeshin në grahmat e fundit te enverizmit institucional ti zinin rrugen partise se sapolindur PD, sot rishfaqen ne grahmat e asaj partie qe ka humbur totalisht busullen dhe sensin e misionin për të cilin lindi dhe rrogatarëte paguar nga taksat ne nivelin vendor po i përdor njësoj siç përdorte asaj kohe partia e vjetër e punes disa falanga njerëzish pa të ardhme. Ajo që është e trishtueshme eshte se nuk ka as shumicen e shqiptareve por dhe asnje mik te partnereve nderkombetare. Si shumica e shqiptareve ashtu dhe nderkombetaret jane vendosmerisht kunder.

Policet bashkiake nuk do punojne me per shtetin

Rama tha se policet bashkiake te cilet u angazhuarn per te liruar KZAZ nuk do te punojne me per shtetin

Edi Rama: Pjesa e trishtueshme eshte e njerezve te perdorur, policëve bashkiakë që po humbasin të drejtën të punojnë për shtetin. Janë në shkelje flagrante të ligjeve. Edhe pse në këtë farsë entuziazmi në oborre shkollash që digjen apo vandalizohen mund të ndihen të imunizuar nga ligji jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/live-rama-ne-kuvend-po-komenton-perplasjet-ne-kzaz-dhe-pergjimet-e-bild

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended