Markoviç: Mali i zi në NATO - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa shqetësimi per ndikimin rus ne Ballkan është rritur, shefi i NATO-s, Stoltenberg ka siguruar se anëtarësimi i plote i Malit te Zi ne Aleancën e Atlantikut Verior do te dërgoje nje sinjal te forte te angazhimit te kesaj aleance per sigurinë ne rajon. Stoltenberg pati ne Bruksel nje takim me kryeministrin malazez, Dushko Markoviç, ndërsa vendi ballkanik pritet te behet anëtar me te drejta te plota te NATO-s.Jens Stoltenberg: Anëtarësimi i Malit te Zi ne NATO është sinjal per stabiliteti e rajonit. Ai do te forcoje sovranitetin e vendit dhe mesazh i qarte i politikes sone te dyerve te hapura. Ai eshte hap përpara ne realizimin e vizionit te nje Europe te plote, te lire dhe ne paqe. Ju inkurajoj te vazhdoni reformat dhe luften kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.Kryeministri malazez pranoi se vazhdojnë presionet per ta ndalur kete anëtarësim, ndërsa falenderoi NATO-n per mbështetjen e dhënë.Dushko Markoviç: Forcat pro europiane dhe pro euro-atlantike fituan zgjedhjet parlamentare vitin e shkuar, por gjate muajve te fundit kemi pasur presione te ndryshme, ne perpjekje per te ndaluar anëtarësimin e Malit te Zi ne NATO. Por fale forcave tona demokratike rezistuam dhe jemi te kënaqur me ate qe kemi arritur deri tani. Edhe bojkoti i parlamentit nga opozita është forme e përpjekjeve per destabilizimin e vendit.Vitin e shkuar NATO firmosi marrëveshjen e anëtarësimit te Malit te Zi, çka rriti tensionet me Rusinë. 21 vende e kane ratifikuar ate, ndërsa pritet vendimi i Francës dhe SHBA. Stoltenberg eshte i bindur se protokolli i pranimit do te ratifikohet nga senati amerikan.

Recommended