Al Pazar udhëton në Malin e Zi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas suksesit në Korçë, show i humorit në Vizion Plus, Al Pazar udhëtoi këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë, drejt komunitetit shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Agron Llakaj dhe stafi i Alpazar morën pjesë në edicionin e 25-të të Karnavaleve ?Koret 2020?.Ky eveniment është përvitshëm në këtë trevë dhe padyshim më i dashuri dhe më i mirëprituri nga të gjithë banorët e malësisë.Sikurse ndodh çdo vit, nata e parë e karnavaleve i dedikohet humorit dhe satires, e kush tjeter më mirë sesa stafi i Alpazar do të mund ta mbushte atmosferen e kësaj mbrëmjeje?.Salla e Qendrës Kulturore- Informative ?Malësia? në Tuz, u duk shumë e vogël përpara numrit të madh të pjesëmarrësve brenda dhe jashtë sallës, të cilët u argëtuan me humorin e sjellë nga aktorët e Alpazar.Dhe në fund në shenjë falenderimi dhe respekti, një vleresim nga komuniteti i Shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi përmes një Certifikate Mirënjohjeje për Agron Llakaj dhe stafin e Alpazar.Alpazar do të vijojë turneun e tij edhe në treva të tjera shqiptare.