Ora News – Të enjten nis Vettingu, Totozani merr në dorë procedurën për institucionet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mbarimit të afateve kushtetuese të Presidentit ashtu siç e përcakton kushtetuta Avokati i Popullit, pritet që të enjetën të nisë zyratrisht procedurën për ngritjen e institucioneve që do të rivlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët. Avokati i Popullit çel garën dhe administron dosjet e kandidatëve, me pas harton dy lista ku në njërën listohen emerat që përmbushin kriteret dhe në tjetrën ato emra që kanë mangësi, për t?ia kaluar më pas për vlerësim Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit.
Të enjtën, pritet që Avokati i Popullit, të nisë zyrtarisht procesin për ngritjen e institucioneve të rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo komepetencë i kaloi Avokatit të Popullit pasi Presidentit të Republikës, i tejkaluan afatet kushtetuese. Hapi i parë i kësaj procedure është kërkesa publike dhe administrimi i kandidatëve për komisionin e pavarur të kulifikimit dhe kolegjin e apelimit.
Totozani: Nëse gjithçka do të shkojë siç duhet me përgatitjet tona nesër në mëngjes ndoshta do të jetë dita e parë e shpalljes publike për kandidaturat që duan të marrin pjesë dhe të kandidatojnë për organet e Vettingut.
Ndërsa si hap të dytë Kushtetuta përcakton Avokatin e Populit që të hartojë dy lista me kandidatë; njëra me emrat që plotësojnë kriteret dhe tjetra me ata që në nuk i plotësojnë, dhe të dyja shqyrtohen dhe hartohet një raport i detajuar për çdo emer nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nga ku më pas i kalojnë për votim parlamentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-enjte-nis-vettingu-totozani-merr-ne-dore-proceduren-per-institucionet/

Recommended