RTV Ora - Të enjten, PS nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si President
  • 5 years ago
#rtvora

Partia Socialiste e quan antikushtetues vendimin e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 30 Qershor. Kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e kryesisë së PS ka vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, duke nisur nga seanca parlamentare e ditës së enjte.

Partia Socialiste do të nisë të enjten procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si President. Vendimi i mor në mbledhjen e Kryesisë, ku i pranishëm ishte edhe Rama.

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke folur për gazetarët pas mbledhjes tha se të enjten Kuvendi do të zhvillojë një debat për gjatë, "duke shtjelluar të gjithë argumentat sesi Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, në asnjë Kushtetutë dhe aq më pak të quajtur çdekretim".

Kur u pyet nëse PS i ka 94 vota për shkarkimin e Presidentit, Spiropali devijoi me përgjigjen duke sjellë në vemendje edhe njëherë se Gjykata Kushtetuese është institucioni fundor për zgjidhjen.

E bindur, Sekretarja për bashkëqeverisjen dhe aleancat, njëkohësisht dhe anëtare kryesie tha se me 30 qershor do të ketë zgjedhje.

Elisa Spiropali: Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën parlamentare të Shqipërisë dhe kryesia e PS-së ka vendosur që të enjten në seancën plenare të zhvillojë një debat të gjatë parlamentar duke shtjelluar të gjithë argumentat sesi Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, në asnjë Kushtetutë dhe aq më pak të quajtur çdekretim. Ky debat do ti përmbledhë të gjithë argumentat tonë dhe në fund do ti takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ-së ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike, por ne si Kryesi e PS-së mendojmë që Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion dhe sigurisht parlamenti i Shqipërisë do të fillojë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga pozicioni i Presidentit të Republikës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ps-do-shkarkoje-ilir-meten-si-president-te-enjten-nisin-procedurat
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended