Ora News – Shqipëria firmos me Austrinë marrëveshjen për njohjen e pensioneve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht tentativave disa vjeçare me fqinjin tonë Greqinë e Italinë Shqipëria ende nuk ka një marrëveshje për njohjen e pensioneve të emrigrantëve. Gjatë firmosjes së marrëvshjes me Austrinë ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi tha se negociatat vijojnë me Greqinë dhe Italinë kur edhe numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh.
Klosi: Ne kemi punuar shumë që këtë ta realizojmë me vendet e tjera të BE. Kjo marrëveshje që nënshkruajmë me qeverinë austriake është në vazhdën e marrëveshjeve që kemi nënshkruar me Gjermaninë, Belgjikën, Luksemburgun, Hungarinë, Çekinë, Rumaninë, Maqedoninë dhe disa shtete të tjera dhe në kuadër të punës së madhe që po bëjmë që këto marrëveshje ti nënshkruajmë në Greqi dhe Itali.
Nga ana e tij ministri austriak Alois Stoger garantoi mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin për reformat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-firmos-me-austrine-marreveshjen-per-njohjen-e-pensioneve/

Recommended