SHBA, paqe tregtare me Kinën/ Trump firmos marrëveshjen e re

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara dhe Kina nënshkruan pjesën e parë të marrëveshjes që synon t`i japë fund konfliktit tregtar mes dy vendeve, i cili ka tronditur tregjet e ka goditur ekonominë globale.


Duke folur në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump tha se pakti do të ishte ?transformues? për ekonominë e SHBA-së. Ai e quajti ?pakti më i rëndësishëm që është parë ndonjëherë?. Por në Kinë thotë the Guardian, vulosja e marrëveshja nuk është trumpetuar shumë, e zyrtarët vendas dhe mediat shtetërore i janë referuar me tonë më të rezervuara. Ekonomisti Shen Hong mendon se Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një fitore të vogël.

Nëse lufta tregtare do të kishte vazhduar, shprehet ai, padyshim situata do të kishte qenë tejet e pafavorshme për Kinën. Si pjesë e marrëveshjes, Pekini është zotuar të rrisë importet e SHBA-së me 200 miliardë dollarë mbi nivelet e vitit 2017, dhe të forcojë rregullat e pronësisë intelektuale. Në këmbim, Amerika ka rënë dakord të përgjysmojë disa nga tarifat e reja të vendosura mbi produktet kineze. Vëzhguesit thonë se përgjigja e heshtur e Kinës nuk nënkupton se Pekini nuk e sheh këtë si një kapitull, por ndonëse përpiqet ta përshkruajë si një situatë nga e cila fitojnë të gjithë, sërish e ndjen disavantazhin.

Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit një vit e gjysmë më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Recommended