Ora News – Votimi elektronik, Blushi: Ka kompani që e bëjnë brenda 75 ditëve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ben Blushi prezantoi para gazetarëve propozimet e tij për reformën zgjedhore duke theksuar numërimin elektronik. Sipas Blushit, numërimi elektronik mund të realizohet brenda 75 ditëve, ndërsa akuzoi dy partitë e mëdha se kanë sabotuar reformën zgjedhore, duke mos kryer asnjë mbledhje në Komisionin e Posaçëm deri sa afati i tij përfundoi. Përsa i përket koalicioneve të LIBRA-s, Blushi tha se pas zgjedhjeve për kryetar në shkurt, do të vendoset edhe për aleancat e mundshme.
Tashmë është e qartë që reformë zgjedhore nuk do të ketë. Ky është përfundimi i Ben Blushit në bashkëbisedimin me gazetarët, duke akuzuar dy partitë e mëdha për sabotim të proçesit.
Blushi: Reformë zgjedhore nuk do të ketë dhe për fat të keq derisa mandatin i këtij Komisioni të skadojë në fillim të muajit shkurt me sa duket nuk do të ketë as amandamente dhe as zgjidhje të çështjeve thmemelore. Kjo tregon se sa seriozisht partitë e vjetra e kanë marrë reformën zgjedhore, çka përbën burimin kryesor të gjitha krizave në Shqipëri.
Ben Blushi nuk beson se do të ketë as votim dhe as numërim elektronik në zgjedhje, megjithëse sipas tij ka kompani që e bëjnë të mundur këtë praktikë brenda 75 ditëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/votimi-elektronik-blushi-ka-kompani-qe-e-bejne-brenda-75-diteve/

Recommended