Ora News - Votimi elektronik, mazhoranca pranon në parim propozimin e opozitës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Përdorimi i Teknologjisë në zgjedhje ka qenë drafti i radhës që opozita i ka propozuar Këshillit Polik për reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi tha se identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik, është nje propozimi i rëndësishëm për faktin se i jep fund një serie abuzimesh në procese zgjedhore. Partia Socialiste dhe në parim dakortësinë, ndërsa Gjiknuri thotë se detajet do të diskutohen me ekspertët.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore ka diskutuar një tjetër propozim të opozitës së bashkuar, përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

Opozita e bashkuar propozon, që në proceset zgjedhore të përdoret identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik.

Votimi dhe numërimi elektronik parashikohen si projekt pilot, ndërsa kërkohet që identifikimi të shtrihet në gjithë vendin duke filluar që me procesin më të afërt elektoral.

Bylykbashi: Një nga çështjet kryesore të axhendës së opozitës, futjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin e votave. Është propozim i thjeshtë për t`u zbatuar. Kjo do të largojë ?horrat zgjedhorë? që mbushnin kutitë e votimit. Nëse nuk trajtohet në këtë formë, probleme të tilla shqiptarët do të vazhdojnë t`i vuajnë. Propozimi ynë i sotëm është adresim i drejtpërdrejt i një rekomandimeve të ODIHR. Shpresojmë se do të kemi dakordësi që shqiptarët në qendrat e votimit të kenë mundësi të identifikohen në mënyrë të besueshme. Kjo do të ishte një hap i madh, që na çon më tej me depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/votimi-elektronik-mazhoranca-pranon-ne-parim-propozimin-e-opozites

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended