Ora News – Arrestohet i “forti” i Tiranës, qëlloi me armë dy vëllezër tek “Kafja e Rremës”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 12 vite burgim u arrestua nga policia e Tiranës.
Në pranga përfundoi Herger Çitaku, banues në Tiranë.
Prokuroria e Tiranës më datë 7 dhjetor të vitit të shkuar ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 5 dhjetor 2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprat penale ?Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.
Ngjarja sipas Prokurorisë:
Më datë 21.05.2012, rreth orës 20:30, në lokalin ?Çermenika? në pronësi të shtetasit Sokol Gjypi ka shkuar si klient shtetasi Enver Bitri. Në lokal, në këtë kohë, ndodheshin shtetasit Armando Gjypi dhe Jetnor Gjypi (djemtë e shtetasit Sokol Gjypi) të cilët ishin të punësuar aty, dhe që, së bashku me shtetasit Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Eriol Xherri, ishin ulur në një nga tavolinat në verandën e lokalit.
Shtetasi Enver Bitri, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka mbërritur në lokal, është ulur në tavolinën ngjitur me tavolinën në të cilën ndodheshin i dëmtuari Armando Gjypi dhe shtetasit Jetnor Gjypi, Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Eriol Xherri dhe ka porositur një birrë. Duke parë gjendjen e tij të dehur, i dëmtuari Armando Gjypi në fillim nuk ka dashur t?i shërbejë, por, më pas, duke parë këmbënguljen e tij, i ka shërbyer.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-28-vjecari-i-denuar-me-12-vite-burg-per-vrasje-me-dashje/

Recommended