Ora News –Zgjidhja e re për Ballkanin, ekspertët propozojnë ndryshimin e kufijve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht se po kalojnë dekada që prej përfundimit të luftërave të ish-Jugosllavisë, tensionet ndëretnike në Ballkan vijojnë të jenë prezente. ?Foreign Affairs? në një analizë të zhvillimeve politike në Ballkan, thekson se zgjidhja e mosmarrëveshjeve që nuk u arrit përmes forcës ushtarake dhe diplomacisë, mund të vijë përmes ndryshimit të kufijve aktual. Lexoni më poshtë analizën e ekspertit të kësaj reviste, Timothy Less.
Kanë kaluar mbi dy dekada që prej nisjes së luftërave të ish-Jugosllavisë, proces i cili copëzoi shtetin e formuar menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ndonëse nuk ka më protesta, përplasje të armatosura, gjenocide dhe luftë, Ballkani vijon të mbetet një rajon deri diku problematik kur flitet për çështje entike, diçka që manifestohet në raste nga më të ndryshmet, duke filluar nga një ndeshje futbolli, e duke përfunduar tek negociatat e nivelit të lartë diplomatik.
Po çfarë ka ndodhur në këto 26 vite, që prej nisjes së konflikteve të para për shformësimin e Jugosllavisë?
Pas luftërave të përgjakshme, rajoni gjeti deri diku stabilitet më ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, e cila sigurisht mbajti më shumë ikonën e Shteteve të Bashkuara.
Me anë të prezencës së shtuar të forcave të armatosura, Uashingtoni arriti që të qetësojë deri diku përçarjet e thella që ekzistonin mes etnive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjidhja-e-re-per-ballkanin-ekspertet-propozojne-ndryshimin-e-kufijve/

Recommended