Selimi për Ora News: Zgjedhjet e reja zgjidhja e vetme, Thaçi bisedime sekrete me Vuçiç

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një lidhje me Skype për Ora News, tha se për Kosovën, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje në këto momente të vështira për shkak se qeveria aktuale nuk e ka mazhorancën në Parlament. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të vendosin vet për fatin e tyre dhe duhet të dinë për bisedimet sekrete sipas tij midis Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç.

Selimi: Zgjedhjet e parakohshme, janë jo vetëm rrugëzgjidhje, në këtë moment kaq të rëndësishëm kur Kosova qeveriset nga një qeveri që nuk e ka mazhorancën, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme, pra zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sa më shpejt që shkojmë në zgjedhje, aq më shpejt është e hapur rruga e zgjidhjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/selimi-ora-news-zgjedhjet-e-reja-zgjidhja-e-vetme-thaci-bisedime-sekrete-me-vucic

Recommended