Berisha dëshmon në Komision për çështjen “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse me herët kishte refuzuar te merrte pjese ne Komisionin Hetimor për privatizimin e CEZ, nëse atë do e drejtonte Taulant Balla, kete te hëne ish-kryeministri Berisha ndërroi mendje. Ai u paraqit ne salle dhe foli, po pa pranuar te japë gjeneralitetet. Kreu i komisionit Balla parashtroi pjese te raportit te mazhorances, sipas te cilit qindra milionë dollarë janeshpërdoruar gjate privatizimit te kompanisë se energjisë. Por Berisha, duke shmangur përgjigjet konkrete, beri te qarte strategjinë qe kishte vendosur për t?u mbrojtur. Por kreu i komisionit Balla këmbënguli ne pyetje lidhur me raportin, edhe pse Berisha vijonte ta quante shpifës. Ne mbyllje te fjalës qe zgjati thuajse tre ore, Balla tha se dëshmia e Berishës konsiderohet e pavlefshme, pasi ai nuk ndoqi procedurën qe cakton ligji ne këto raste.