Salianji dëshmon për “babalen” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputeti i Partisë Demokrate, Ervin Salianji ka dëshmuar këtë të premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me akuzat e bëra ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për audiopërgjimin e ?Babales?.Pyetja e tij u bë për dy orë me radhë, ndërsa në një prononcim për mediat, Salianji tha se dorëzoi një material për disa persona që kanë dijeni për këtë çështje.Deputeti demokrat shprehet se nuk ka besim te prokuroria dhe se çështja po zvarritet. Në muajin Maj të këtij viti, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj dëshmuan në prokurori lidhur me audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Recommended