Report TV - Rama- deputetëve: Kapuni fort pas Vettingut, 'sulmoni' në seancë

  • 7 years ago
Fokusi i seancës së të enjtes në parlament për Partinë Socialiste do të jetë ligji i Vettingut.

Burime nga mbledhja e grupit të PS bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të kapen fort pas Vettingut dhe të 'sulmojnë' në seancë.

?E gjithë seanca e të enjtes, fokus Vetingun. Kapuni fort pas Vettingut dhe sulmoni në seancë?, mësohet t?u ketë thënë kryeministri Rama deputetëve të pranishëm në mbledhjen e grupit.

Edhe pse Komisioni i Venecias iu përgjigj pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese duke vlerësuar se ligji për Vetting-un është në rregull, selia blu i ka kërkuar sot Gjykatës Kushtetuese që të vijojë të shqyrtojë ligjin sipas kërkesave të PD-së, ku kërkesa bazë është, rrëzimi i Ligjit.

Për këtë arsye në seancën e ardhshme parlamentare përveç diskutimeve të programuara mbi buxhetin, një çështje kyçe do të jetë edhe ligji i ?Vettingut?.

Recommended