Ora News – Memaliaj, qyteza e minatorëve, banorët të papunë ose me ndihmë ekonomike

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Memaliaj, banorët e qytezës së minatorëve thonë se varfëria ka arritur nivelin më ekstrem. Të papunë prej daljes jashtë funksionit të minierave të qymyrgurit ata thonë se jetojnë vetëm falë ndihmës ekonomike dhe emigracionit të të rinjve, ndërkohë që lista e borxheve në dyqane shtohet çdo ditë.
Qyteti i vogël i Memaliajt, i njohur ndryshe edhe si qyteti i minatorëve për shkak të minierës së qymyrgurit sot përballet me një krizë të madhe ekonomike.
Të papunë, banoret thonë se jetojnë me te ardhura të pakta që i perfitojne nga skema e ndihmes ekonomike, ka dhe nga ata që kanë ngritur ndonjë biznes të vogël, ku lista e borxheve shtohet çdo ditë.
Qyteti i Memaliajt, përpos varfërisë ekstreme të familjeve përballet me një tjetër fenomen, atë të braktisjes nga qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qyteza-e-minatoreve-banoret-te-papune-ose-me-ndihme-ekonomike/