Rama ne Vlore per dialogun me studentet: Tarifa zero per ata me ndihme ekonomikë

  • 5 years ago
Kryeministri Rama udhëtoi drejt Vlorës për të dialoguar me studentët e Universitetit të Vlorës. Në hyrje u përball me studentët që janë kundër dialogut dhe për plotësimin e menjëhershëm të 8 kërkesave.

Për pak momente Kryeministri duket se i bindi disa prej tyre të futeshin në auditor dhe t'ia thoshin dhe në sy kundërshtinë e tyre me mënyrën që ka zgjedhur Rama t'i përgjigjet protestës së tyre.

Studentët: "S'ka dialog, ti të mbush mendjen kur je përballë".

Rama: "Ju po e çoni protestën për lesh me këtë mënyrë".

Por jo të gjithë janë larguar dhe disa prej tyre janë përplasur verbalisht me Kryeministrin.

Rama: "Ku i gjete Lekët për iPhone"?

Studenti: "E kam fituar në konkurs. Po ti ku i gjete Lekët për shtëpinë në Surrel"?

Por pavarësisht debatit, Rama ju premtoi zgjidhje studentëve për tarifat që sipas tij do të kategorizohen. Drejt rrugës së zgjidhjes thotë se është dhe karta e studentëve.

Gjithsesi Rama ju thotë studentëve që nga sot çdo kërkesë dhe shqetësim mund ta adresojnë në platformën e bashkëqeverisjes ku është hapur një dritare e veçantë për kuvendimin me të. Nga analiza e këtyre kërkesave, Rama thotë se do dalë dhe pakti për universitetet.

Tv Klan

Recommended