Rama: Të zhbllokojmë vettingun, nëse KiE ka kushte të tjera mbaj unë përgjegjësi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej më shumë se tre orësh Kuvendi është përfshirë nga debati lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Protagonistë ishin ata, drejtuesit e qeverive në vite, kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha ndërsa në debat u përfshi dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në seancën e sotme parlamentare çështje kryesore e diskutimit është pr/buxheti 2017
Tirane- Kryeministri Edi Rama akuzoi nga foltorja e Kuvendit Partinë Demokratike se po i ngre një mur çeljes së negociatave të vendit me Bashkimin Europian përmes bllokimit të ligjit të Vettingut.
I bindur se Partia Demokratike do përpiqet deri në fund për ta penguar ligjin e vettingut, Kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë përpjekje si anti shqiptare, ndërsa ironizoi me deklaratën e Kryetarit të opozitës, Basha se varianti i dërguar Komisionit të Venecias, është përkthyer gabim
Rama tha se PD nuk ka shanse ta bllokojë këtë ligj, por vetëm mund ta vonojë atë, vonesë për të cilën do ta paguajë shtrenjtë në zgjedhjet e ardhshme
Në replikë ish kryeministri Sali Berisha tha se Rama dështoi me mos hapjen e negociatave.
Edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u përfshi në debat duke i kërkuar Berishës të mos bëhej zëdhënësi i Bashës por të zhbllokojë vettingun

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pd-se-kjo-qe-beni-eshte-thellesisht-antishqiptare/

Recommended