RTV Ora - Massafra pas vrasjeve në Shkodër: Nëse nuk ndreqim gabimet, do kemi tragjedi të tjera

  • 5 years ago
#rtvora


Pult Angelo Massafra komentoi ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polisë dhe të dy vëllezërve Bilali një ditë më parë.

Gjatë meshës së shenjtë të së dielës në katedralen "Shën Shtjefni" për 200 vjetorin e lindjes së arbereshit Andon Santori, Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njeri nga djemtë e braktis babain për shkak se nuk i siguron pasuri.

Arqipeshkevi u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.

?Ky baba që ka dy fëmijë, i vogli thotë babë më jep atë që më takon. Këtu janë shumë marrëdhënie që mund të prekin, por problemi është i lirisë. zoti na e jep atë liri për të thënë o zot unë nuk të dua më. O bab unë të mohoj. Iki largohem nga shtëpija jote. Si ky djalë edhe sot mund të ndodhin gjëra të tilla. Fëmijët nuk dinë të thonë falemindërit se më ke lindur, faleminderit që më kë dhënë këshilla. Por jo thotë më jep atë që më takon. Sa fëmijë sot për shkak të drogës, gjërave të këqija?,- deklaroi Massafra.

Arqipeshkevi bëri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin.

Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që ti fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur deklaroi Massafra. Po ashtu bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.

?Kur Filati ka përzierë gjakun e paganëve me gjakun e hebrenjve, atë herë Jezusi thotë se çfarë mëkati kanë bërë këta që kanë pësuar këtë gjë. Jezusi nuk përgjigjet, por thotë nese nuk ktheheni, nuk nërroni jetën edhe ju mund të bëheni si ata. Nëse ne nuk largohemi nga e keqja, nuk ndreqim ato gabime që kemi bërë në të kaluarën do të kemi edhe tragjedi të tjera. Kjo varet prej nesh. Nëse e duam jetën tonë, të fëmijëve tanë, të fisit tonë, të gjithë njerzëve duhet të largohemi nga i keqi?,- deklaroi Massafra.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasjet-ne-shkoder-arqipeshkevi-massafra-kur-kupton-gabimin-nis-shpetimi


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended