“Një dhe një bëjnë tre” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte viti 1992, kur britaniku Rei Konei shkroi komedinë ?Një dhe një bëjnë tre?. Sot ajo është komedia që shënon numrin më të madh të realizimeve skenike në të gjithë teatrot e botës. Publiku shqiptar e ka njohur atë edhe më herët, atëherë kur nën regjinë e Kiço Londos interpretonin Xhevahir Zeneli, Agim Bajko, Pranvera Veizi, Marjana Kondi, Mehdi Malkaj, Vasillaq Vangjeli e Met Bega. Këtë fundjavë rikthehet në skenën teatrale ?Një burrë me dy gra?, por këtë herë me një titull ndryshe: ?një dhe një bëjnë tre?. Ndryshe është edhe kasti i aktorëve, dhe koncepti regjisorial, që bën bashkë Kiço London e Timo Fllokon. Komedia angleze e pret publikun nga mbrëmja e së enjtes e përgjatë gjithë fundjavës.

Recommended