Bllokohen negociatat BE-Turqi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti Europian ka bllokuar përpjekjet e Turqisë per t?u bere pjese e Bashkimit Europian. Europedeputetet votuan ketë te enjte ne favor te pezullimit te negociatave me Ankaranë. Ngrirja e bisedimeve te anëtarësimit do te jete e përkohshme dhe jo detyruese. Parlamenti i ben thirrje Komisionit Europian dhe shteteve anëtare te ndalin bisedimet. Shkak per votimin është bere mënyra sesi kane reaguar autoritetet turke pas tentativës se dështuar per grusht shteti ne muajin korrik. Votimi është nje tjetër pengese per procesin e tejzgjatur te anëtarësimit te Turqisë ne familjen europiane. Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan nje dite me pare u shpreh se ne rast pezullimi te bisedimeve, votimi per te nuk do te kishte vlere. Prej kohesh Erdoan është përballur me kritika per shtypjen e kundërshtareve dhe medias pas ngjarjeve te 16 gushtit. Turqia është kritikuar gjithashtu edhe per përpjekjet per rikthimin e dënimit me vdekje, ndërsa ndalimi i dënimit kapital është kusht i BE per anëtarësim. Pas votimit te Parlamentit Europian, vihet ne pikëpyetje marrëveshja e arritur me Ankaranë per frenimin e fluksit te emigranteve.

Recommended