Lu: Votoni drejtësinë! Vlahutin: Bllokohen negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne orën 10.00 ambasador i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Donald Lu dhe ambasadorja Romana Vlahutin, mbërritën ne selinë e Partisë Demokratike, per te marre pjese si asnjëherë me pare ne mbledhjen e deputeteve demokrate. Mesazhi i diplomateve per opozitën ishte i qarte; Vlahutin vuri ne dukje se Shqipëria rrezikon bllokimin per 3 vjet te negociatave nëse reforma, nuk miratohet tani. Ndërkohë qe Donald Lu ka theksuar se nuk do ta kaloje vijën e kuqe, por ka përcjellë mesazhin e presidentit Obama dhe sekretarit Kerry, per ta miratuar reformën ne drejtësi, duke vene ne dukje se nuk do te ndalet derisa kjo te ndodheDonald Lu: Unë përfaqësoj një vend që për mese 100 vjet ka luftuar për të mbajtur Shqipërinë sovrane, demokratike dhe të sigurt. Në 25 vitet e shkuar ne kemi punuar së bashku për të arritur gjëra të mëdha dhe fundin e komunizmit, fitoren e luftës në Kosovë dhe anëtarësimin në NATO. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë që kjo traditë të vazhdoj në kontekstin e reformës në drejtësi.Romana Vlahutin: Mendoj se kemi sqaruar disa çështje që më parë nuk ishin të qarta. Por më e rëndësishmja është që në te gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë dhe aleatë për të mirën e Shqipërisë. Dhe që në ditët në vijim energjitë tona do të kalojnë në këtë gjë, që kjo reformë të përfundojë.Pas mesazheve te ambasadoreve ka qene lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili përçoi mesazhin se çfarë është e rëndësishme ne këtë proces per PD. Basha ka përvijuar edhe vizionin e PD per reformën ne drejtësi, çfarë është e papranueshme per opozitën. Mbledhja e grupit parlamentar demokrat zgjati rreth 140 minuta; ajo u hap nga kryetari Basha i ndjekur nga ambasadoret e me pas deputetet kane bere pyetje e vërejtje per procesin e zhvilluar deri tani. Por me shume se debatet ne kete mbledhje ra ne sy mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha. Zyra e shtypit pranë ish-kryeministrit sqaroi se Berisha zhvillon shpesh takime me ambasadoret per reformën ne drejtësi ndërsa qëllimi i kësaj mbledhje ishte qe diplomatet te informonin deputetet e tjerë rreth procesit. Nje tjetër mungese ka qene ajo e Genc Rulit, i cili për mediat beri te ditur se ne këndvështrimin e tij partitë kane te gjithë mundësitë per te deklaruar vullnetin pro reformës me veprime konkrete e jo me takime butaforike me ambasadoret. Ne sy ra edhe ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, e cila pak dite me pare doli kundër vizitës se ambasadoreve; Topalli ishte deputetja e fundit qe hyri ne mbledhje grupi dhe e para qe u largua pa pritur te mbaronte takimi me ambasadoret.