Tërmeti - Familjarët në Fier: Qeveria të sjellë trupin e Erjonit sa më shpejtë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Erjon Toro babai i dy vajzave 9 dhe 3 vjeç humbi jetën në tërmetin që goditi komunën Amatrice ku ai jetonte prej 15 vitesh.
Në Fier familja ka hapur dyert e mortit dhe kanë një apel për qeverinë shqiptare: ?Të ndërhyjnë që trupi i Erjonit të vijë sa më shpejt të prehet në tokën shqiptare?
Ora News ishte pranë familjes. Erjoni ishte djali i vetëm mes 4 motrave dhe kishte ikur në Itali për një jetë më të mirë me të mbaruar gjimnazin.
Xhaxhai i Erjonit: Priste të vinte dhe ai me pushime tani, po të kishte ardhur do ti shikonte lajmet siç po i shikojmë dhe ne, do ishte në rregull.Haberin ne e kemi marrë përmes mediave, televizorit. Vetëm baxhanaku foli me vëllanë dhe kunati i tij. Se është dhe daja dhe baxhanaku. Erdhi puna që e thanë troç pastaj, daja i çunit dhe baxhanaku: ?Mos mbani shpresa, Erjoni na la?! Ju lutem ju si media, shtetit tim të na e ofrojnë sa më shpejt, të na e heqin këtë dhimbje, të bëhen sa më shpejt procedurat. Në momentin e ngjarjes Erjoni ka qenë në shtëpi me gjithë familjen. Gruaja e tij siç mora tani informacion pa ardhur juve, ka të dyja këmbët e thyera dhe dy çupat janë mirë.
?Kërkojmë nga autoritetet të në e sjellin trupin sa më shpejt të jetë e mundur, nënën e ka të sëmurë, motrat i ka të sëmura, kaq kërkojmë?.
?Kam katër vjet e gjysëm pa e parë, ju lutem të na e kthejnë sa më shpejt trupin e tij?.
?Ju lutemi, mundësisht ta sjellin sa më shpejt?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-familjes-ne-fier-nderhyni-per-trupin-e-erjonit-humbi-jeten-ne-amatrice/

Recommended