Report TV - Spitali Amerikan zapton 1467 m2 ambient të Spitalit Ushtarak

  • 8 years ago
Spitali Amerikan ka zaptuar prej pesë vitesh dhe po shfrytëzon për interesa private 1467 m 2 sipërfaqe ambientale të Spitalit Ushtarak. Spitali Amerikan përdor 1963.7 m2 ambiente brenda Spitalit Ushtarak, por paguan qira sipas kontratës, vetëm për 496 m2. Skandali është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në një raport të datës 28 Dhjetor 2015, KLSH konstaton për të disatën herë raportin abuziv mes Spitalit Ushtarak dhe Spitalit Amerikan, ku ky i fundi ka përvetësuar, në shkelje të ligjit, ambientet e spitalit publik. ?Nga auditimi konstatohet se, nga SUT janë kryer matje të sipërfaqeve, të cilat përdoren nga ?S...... A?, referuar kontratës së qirasë së lidhur më datë 28.08.2013, duke konkluduar që ky subjekt përdor ambiente brenda spitalit gjithsej 1963.7 m2 , nga të cilat vetëm 496 m2 i janë dhënë me qira. Për këto ambiente, SUT i është drejtuar subjektit ?S...A?, duke i njoftuar për sipërfaqet që ai përdor më tepër, por dhe detyrimin për periudhën nga 26.07.2011 në shumën 11,222,689 lekë?, thuhet në raportin e KLSH.

Recommended