Report TV - Atentat në Vlorë, 2 persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë
  • 8 years ago
Një atentat në orët e vona të mbrëmjes ka tronditur qytetin e Vlorës, ku 2 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa njëri është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal.

Viktimat janë Ilir Deromemaj 45 vjeç dhe Dhimitër Cani 60 vjeç ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e spitalit pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Viktimat dhe i plagosuri ishin duke dalë nga një pikë bastesh kur janë qëlluar me armë zjarri kallashnikov disa herë nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi pas ekzekutimeve.

Ilir Deromema dhe Dhimitër Cani humbën jetën në vend pas të shtënave, ndërsa i plagosuri Krenar Runaj 50-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga të dhënat e para të policisë shënjestër e atentatit ka qenë Ilir Deromemaj, pasi në vitin 1998 ka vrarë shtetasin Lame Gockaj.

Gjithashtu 45-vjeçari Deromemaj është pronar i një pike bastesh në qytetin e Vlorës.

Përsa i përket viktimës së dytë, 60 vjeçari Dhimitër Cani është kambist dhe së bashku me të plagosurin Krenar Runaj kanë qenë rastësisht në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas njoftimit, ka shoqëruar dëshmitarët që ishin të pranishëm për të identifikuar dhe arrestuar autorët, ndërsa ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.
Recommended