Fier, rriten eksportet, mbi 500 mijë tonë fruta-perime në 6 mujorin e parë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Fier është verejtur rritje e shifrave të eksporteve te prodhimeve bujqësore të zonës. Sipas drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, vetëm për 6 muajt e parë të vitit u eksportuan mbi 500 mijë tonë fruta e perime, kryesisht kultura te serës.
Rriten eksportet e prodhimeve bujqësore në qarkun e Fierit. Sipas drejtorisë së Bujqësisë, për 6 mujorin e parë të këtij viti janë eksportuar mbi 500 mijë tonë fruta e perime, prodhime të fermerëve të zonës, ose thënë ndryshe ka rritje me 141%. vetëm për qershorin, ky zë kapi shifrën e 21 mijë tonëve, kryesisht perime të serës, por edhe luleshtrydhe.
Nuredin Baboci: Ndër kulturat kryesore që ka pasur rritje të ndjeshme për eksportet ka qenë kultura e domates, trangulli, speci, sallata. Do të doja të theksoja edhe rritjen e eksportit të 750 tonë të luleshtrydhes. Kjo tregon se prodhimi në këtë zonë është cilësor.
Ndryshe nga vitit e kaluara, risi përben kultura e patates, për të cilën ka pasur kërkesa në rritje dhe për këtë 6 mujor janë eksportuar mbi 960 tonë në të gjitha vendet e BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rriten-eksportet-mbi-500-mije-tone-fruta-perime-ne-6-mujorin-e-pare/