Ora News - Rriten eksportet e produkteve bujqësore

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nga Lushnja ku inspektoi një serrë për prodhimin e domatinave, Ministri Blendi Çuçi tha se eksportet e produkteve bujqësore u rritën me 20% vitin e kaluar. Kjo rritje sipas tij është tregues se politikat e qeverisë po japin rezultat.

Eksportet e produkteve bujqësore janë rritur me 20% vitin e kaluar. Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi teksa inspektoi një serrë me ngrohje për prodhimin e domatinave në Lushnje tha se politikat e qeverisë po japin rezultat për fermerët dhe ekonominë.

Çuçi: Është një ritëm goxha i madh rritje, se duhet të shohim me sa rritemi. Po ecëm me këtë ritëm për 5 vjet e bëjmë dyfish eksportin e prodhimeve bujqësore. Perimet dhe frutat janë kampine.

Ministri u ndal edhe serrat e mëdha që së bashku me pikat e grumbullimit sipas tij përbëjnë një binom të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë.

Çuçi: Serrat e mëdha krijojnë një avantazh absolut. Bashkë me pikat e grumbullimit bëjnë një binom shumë të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë.

Duke përmendur heqjen e pragut të xhiros për efekt rimbursimi të TVSH-së dhe reduktimin e tatim fitimit në 5 %, Çuçi tha se Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor u janë krijuar lehtësi fiskale nga qeveria.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rriten-eksportet-e-produkteve-bujqesore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended