Report TV - Meta: Gjithçka që reforma të miratohet me konsensus

  • 8 years ago
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta organizoi një pritje me përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë nëpër botë. Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, N/Kryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, Majlinda Bregu si dhe deputetë të ndryshëm.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Meta tha se roli i Shqipërisë në rajon është pazëvendësueshëm në kuadër të NATO-s dhe në kuadër të gjithë angazhimit tonë ndërkombëtar si vend. Kryetari i Kuvendit shprehur bindjen se edhe në të ardhmen Shqipëria do të vazhdojë në këtë drejtim.

?Unë besoj gjithmonë se roli i Shqipërisë mbetet në rajon si një rol i pazëvendësueshëm edhe në kuadër të NATO-s, edhe në kuadër të gjithë angazhimit tonë ndërkombëtar si vend, por edhe në kuadër të përpjekjeve tona për t?u bërë anëtar i Bashkimit Evropian përmes dhënies së shembullit gjithmonë pozitiv për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në rajon?, - theksoi Meta, duke u ndalur më tej te bashkëpunimi parlamentar, që mbetet mjaft i rëndësishëm.