Ora News - Meta: Do t'i dekretoj zgjedhjet nëse palët do të do të kenë një konsensus politik
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Marrëveshja e 5 qershorit mes PD dhe PS dhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve ka zbutur edhe qëndrimin e Presidentit Ilir Meta përsa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të shkuar.


I pyetur nga RTV ORA nëse do të çonte në zgjedhje 4 bashki të cilët kanë mbetur pa drejtues, Ilir Meta tregoi kushtin me të cilin mund të merrte vendimin për të drekretuar këto zgjedhje.


Meta: Në rast se të gjitha palët do të arrinin në një marrëveshje dhe kjo do të mbështetej dhe nga komuniteti ndërkombëtar, nuk do të përpiqesha të bëhesha bllokues.


Ndërsa përsa i përket mbajtjes së zgjedhjeve vendore në të njëjtën ditë me parlamentaret, Presidenti vë para Kushtetutën.


Meta: Presidentët veprojnë gjithmonë në raport me Kushtetutën, jo si ai do të dëshironte. Edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbyllur dje.


Kërkesa e opozitës parlamentare për lista të hapura, Ilir Metës i kujton grevën e tij të urisë në 2008, por në këto momente sipas tij më e rëndësishmja është legjitimiteti i institucioneve.


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/do-ta-dekretoje-presidenti-meta-daten-e-zgjedhjeve-te-pergjithshme-dhe-atyre-lokale


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended